​Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me COVID-19

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv.

Edhe sot nga Komuna e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të komunës dhe IKSHP-së.

Malisheva ka 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 të shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes.