​Mali i Zi merr vaksinën kineze në fund të janarit

Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të asaj kompanie kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ministria e Shëndetësisë shton se është në fazën e fundit të negociatave bilaterale me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një certifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu dialogun brenda iniciativës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme në mënyrë që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, përfundon deklarata.