​Loja ‘Ludo’ mbledh shumë të rinj në sheshin e Skenderajt

Loja “Ludo” ditën e sotme ka mbledhur shume të rinj në sheshin Adem Jashari” në Skenderaj, aktivitet ky i cili është organizuar për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

E arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht kjo lojë është për shkak të trendit që ka përfshirë rrjetet sociale për ta luajtur këtë lojë.Të gjithë ata që do të luajnë e do të fitojnë, si shpërblim do të marrin nga një libër. Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në këtë Komunë Ramiz Shala, ka thënë se qëllimi i tyre me organizimin e kësaj loje ka qenë që të rinjtë të garojnë në mes vete. Ai ka folur edhe për kërkesën që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë kryetarit të kësaj komune që kjo lojë të largohet nga aktivitetet për shënimin e pavarësisë.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Rinore në Komunën e Skenderajt, Arben Veliu, tha se interesimi i të rinjve të kësaj komune për ta luajtur këtë lojë është shumë i madh.

Adelina Hoxhaj është një nga shumë personat që lojën “Ludo” e ka luajtur në shesh, e që për të është një ide shumë e mirë.
Edhe nxënësi Ermal Zeqiri, shprehet se ideja për ta luajtur këtë lojë për nder të pavarësisë është e mirë.

Në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete të shumta, ku për ditën e nesërme është paraparë turne në futboll të vogël.