​Logoja e Policisë e punuar në një mozaik të madh qeramike

Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katror.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tha se ky mozaik do të qëndrojë në mënyrë të përhershme në këtë hapësirë, teksa tregoi detaje për punën që e ka bërë.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë, pasi sipas tij, duke punuar bashkë do të rritet besueshmëria dhe transparenca.

Javë më parë Policia e Kosovës përmes disa aktiviteteve të ndryshme ka shënuar 20 vjetorin e themelimit.

loading…