​Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Artanës.

Limaj ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe minatorët për këtë humbje të madhe.

“Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejme me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Limaj në“Facebook”.

Postimi i Limajt:

I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.

Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën.

Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë.