​Limaj në Mitrovicë: Vendi është në rrezik, të ngritëmi në këmbë e ta ndalim dëmtimin e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat drejtuese të degës së Nismës në Mitrovicë, nga të cilët ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e parakohshme nacionale të cilat pritet të mbahen muajin shkurt.

Kreu i Nismës ka thënë se vendi po i kanoset një e keqe e madhe, dhe i ka ftuar përkrahësit e tij në Mitrovicë që të ngriten në këmbë dhe të mos lejojnë dëmtimin e vendit. Ai ka thënë se është një moment i vecantë dhe duhet pasur kujdes që mos me leju me rënë pre e një mashtrimit të madh që i po i përgatitet vendit.

“Apeli im është që këto ditë që po na vijnë t’i shtoni përpjekjet dhe ta rrisim angazhimin e përbashkët në shërbim të vendit. Themelet e shtetit dhe vlerat tona po cenohen. Në zgjedhjet e kaluara kemi thënë bashkë për shtetin dhe tani po angazhohemi në mbrotje të shtetit dhe vlerave kombëtare. Ne qysh para tri viteve kemi paralajmëruar se Kosova do të jetë në një udhëkryq të madh dhe tani jemi në atë moment”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Mitrovicë.

Më tutje, ai ka thënë se nëse Kosova merr drejtimin e gabuar, atëhere mund të bëhet dëm i pariparueshëm.

“Në politike ka gabime që mund të riparohen, por ka edhe që s’mund të paranshikohen. Një nga to është Gjykata Speciale. Ne s’e kemi votuar dhe kemi paralajmërar se sa keq është. Rreshtimi dhe vendimi politik është shumë i rëndësishëm. Nuk mjafton të jesh në rrugë të drejtë dhe të dëmtohet vendi”, ka shtuar ai.

Lideri i Nismës ka thënë se këto zgjedhje nuk janë për Nismën e për të personalisht, por janë beteje për vendin.