​Limaj e quan të mrekullueshëm lajmin për zhbllokimin e fondeve të MCC-së

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të mrekullueshëm lajmin për zhbllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngushtë me ShBA-të, teksa ka deklaruar se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajm i mrekullueshëm vendimi i MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngusht me ShBA-të.

Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.