​Limaj: Aktgjykimi i Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese për formimin e institucioneve

Kryetari i Nismws Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thwnw se Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë̈ politike të vazhdojnë̈ traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Limaj ka shkruar nw Facebook se aktgjykimi sotëm i dha fund dilemave nëse shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka të drejtë të zgjedhë një qeveri të re pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e një qeverie.

Ai ka shkruar se aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen.