​Liga e Kampionëve, Liverpoolin e pret punë e vështirë në ndeshjen kthyese ndaj Realit, City mezi fiton ndaj Dortmundit

Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Real Madridi me Liverpoolin si dhe Manchester City me Borussia Dortmundin.

Skuadra e Zinedine Zidane ka shënuar një fitore solide ndaj asaj të trajnerit gjerman Jurgen Klopp me rezultat 3-1.

Vinicius Junior dhe Marco Asensio shënuar për Real Madridin në pjesën e parë duke bërë kështu me dije që janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

Me të filluar pjesa e dytë Mohamed Salah e ngushtoi rezultatin 2-1, por për fitoren e Real Madridit me dy gola epërsi në ndeshjen e parë u përkujdes sërish Vinicius Jr i cili shënoi në minutën e 65’ të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka regjistruar një fitore shumë të mundimshme me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Etihad Stadium”

Pas 19 minutave lojë Kevin De Bruyne e kaloi Cityn në epërsi dhe ky avantazh i vendasve zgjati deri në minutën e 84’ kur Marco Reus barazoi gjithçka.

Kur po mendohej se barazimi do të ishte rezultati final i ndeshjes, në skenë doli Foden i cili ia siguroi fitoren skuadrës së Pep Giuardiolas në minutën e 90 të ndeshjes.