​Leicester fiton FA Cup, mposht në finale Chelsean

“Dhelprat” kanë fituar trofeun e parë të këtij sezoni, dhe të parin që nga triumfi në Premier Ligë në sezonin 2015/16.

Ka përfunduar finalja e FA Cup angleze, e cila u zhvillua në stadiumin “Wembley”, ku kampionë të sezonit 2020/21 janë skuadra e Leicester Cityt, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat treguan lojë të barabartë deri në minutën e 63’, ku me super golin e mesfushorit belg Tielemans, Leicester kaloi në epërsi prej 1:0 kundër “Bluve” të Londrës.

Goli i Tielemans doli të ishte i fundit për këtë ndeshje, dhe rezultoi që në fund “Dhelprat” ta fitojnë finalen e sezonit 2020/21 të FA Cup angleze kundër skuadrës së Thomas Tuchel.

Rezultati final është 1:0 për Leicester Cityn.