​Lajçak kafe me Daçiqin në Beograd

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak gjatë qëndrimit në Beograd është takuar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, me të cilën ka biseduar për hapat e ardhshme dhe modalitetet për përfundimin e dialogut me Kosovën me lehtësimin e BE-së.

Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën e progresit të agjendës së reformave në Serbi.

Lajçak tha se përmbyllja e procesit të dialogut dhe reformat janë elemente kyçe për hapjen e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës në Serbi, emisari evropian për dialogun ka pirë kafe edhe me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq.

Lajçak po qëndron për vizitë në Serbi, pak ditë para se rinisjes së dialogut në Uashington, me ndërmjetësimin e emisarit special të presidentit të SHBA-së, Richard Grenell.