​Labinot Tahiri bënë thirrje që të ndihmohet vajza 13 vjeçare, Yllka

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri ka bërë apel që të ndihmohet Yllka, vajza që i duhen barna për të vazhduar jetën dhe të cilat kashtojnë shumë shtrenjtë.

Postimi i Tahirit në Facebook:

VIZITA IME TE YLLKA!

Te vajza që i duhen barnat për jetên e saj, e që janë shumë tê kushtueshme! Mirëdita të gjithë qytetarëve që jetojmë në Kosovë e në trojet tona dhe vllezërve e motrave në mërgim, në Evropë, Amerikë, dhe Australi.Për prindërit ishte një jetë e lodhur gjatë gjithë këtyre 13 viteve, për faktin se vajza e tyre Yllka që nga lindja e saj i përdor këto lloj barnash me vlerë 2,000 euro, të cilat në shtetin tonë nuk gjenden. Pos donacionit që ia kam dhuruar në emrin e të gjithëve, ajo deshti të mi dhuroj falas pikturat e saja që janë shumë tê veçanta dhe shumë të bukura. Nuk i morra falas, se ia kujtova fëmirinë time se sa të lumtur janë prindërit, kur fëmiju i tyre bëhet dorë e djathtë nga puna e tyre siç ishte Yllka me pikturat e saja. Aq më tepër kur ajo mundohet vet t’i siguroj barnat, që mos të i mundoj shumë prindërit e saj EMOCIONEUSE Të dashur gurbetqarë, sonte do jem live në facebookun tim, në ora 21:00 dhe të flasim bashkë dhe të shikojmë se a kemi mundësi me ja siguruar së paku për një vit barnat derisa shteti apo Minsitria e Shëndetësisë t’ia siguroj.Unë jam për të ja siguruar dhe uroj të bëhemi së bashku dhe t’ia dalim.Ju lutem, shkoni e blini ndonjë pikturë, sepse çmimet janë të arsyeshme, ndërsa vetëm nje barnë që ajo përdor kushton 1,200 euro.Kur ju bleni pikturat e Yllkës, para së gjithash ju shpëtoni dhe ndihmoni një jetë vajze. Zoti e ndihmoftë dhe i dhashtë shëndet!Nr kontaktues i nanês se Yllkës
+38344444237Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

loading…