​Kurti zhvillon bisedë telefonike me Zaev

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilluan sot bisedë telefonike në lidhje me menaxhimin me pandemisë koronavirus në të dy vendet.

Zaev e njoftoi kryeministrin në detyrë Kurti se Maqedonia e Veriut është ballafaquar me pandeminë me një Qeveri teknike në detyrë, por së shpejti do të përcaktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme që priten të mbahen në korrik.

Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, Zaev i ofroi kryeministrit në detyrë Kurti gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.

Ai tha Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kurti dhe Zaev diskutuan edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dialogu është i suksesshëm vetëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme dhe të qëndrueshme.