​Kurti viziton karantinën në Qendrën Studentore

Një ditë pasi u paralajmërua se karantina në Qendrën e Studentëve do të largohet në fund të muajit maj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot është duke zhvilluar një vizitë në këtë qendër karantine.

Në këtë qendër karantine ka ndodhur një vdekje tragjike ku një 26 vjeçar bëri vetvrasje duke u hedhur nga lartësia ku ndodhej i vetizoluar.