​Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Zeka: Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen Zeka në Gjilan dhe u shprehu ngushëllime familjarëve për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.

“Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë. I mprehtë në mendje, i lartë në vetëdije kombëtare, e i dashur në çdo bisedë që bënim. Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë.