​Kurti vazhdon ta shtojë “korpusin” e zv/ministrave, sot i emëroi edhe dy të tjerë duke e çuar numrin në 21

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani (Lista Vjosa), zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.