​Kurti: U jemi falënderues përjetë mantel-bardhëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u pritën nga drejtori Naser Ramadani dhe shefi i Mikrobiologjisë së IKSHPK-së, njëherësh kryesuesi i bordit të ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Xhevat Jakupi.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se në IKSHPK janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19 që e ka goditur të gjithë botën.

“Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë. Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantel-bardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo f azë me sa më pak pasoja”, ka thënë kryeministri Kurti.