​Kurti takohet me Lajçak: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përmes një shkrimi në Twiter, Kurti ka thënë se Lajcakun ia ka rikonfirkumar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i pargatitur mirë.

Po ashtu Kurti ka kërkuar nga Lajçak që dialogu të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja.

“Diskutim konstruktiv me Emisarin Special, Miroslav Lajçak. Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të përmbajë realitetin dhe të vërtetë, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, tha Kurti