​Kurti largohet ‘paqësisht’ nga zyra, kryeministri Hoti nesër me mëngjes e merr detyrën

Nesër prej orës 9:00 do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga Albin Kurti te kryeministri i sapo zgjedhur Avdullah Hoti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, për agjendën, thuhet se njoftohen përfaqësuesit e mediave se ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër me fillim në ora 09:00.

Ndryshe, sot me 61 vota për është votuar Qeveria e re në Kuvendin e Kosovës.