​Kurti bisedë telefonike me Moore, shpreh shqetësimin për veprimet e Thaçit rreth qeverisë së re

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, një bisedë telefonike sot me Richard Moore, drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, pandeminë COVID-19 dhe hapat e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se formimi i qeverisë së re duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje parti të parë.

“Unë shpreha shqetësimet e mia lidhur me kushtetutshmërinë e hapave të ndërmarrë nga presidenti pas mocionit të mosbesimit. Procesi duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk duhet të harrojmë se jemi demokraci ku transferimi i pushtetit është i ligjshëm vetëm nëse është legal dhe kushtetues”, ka thënë Kurti.

Ai ka falënderuar zyrtarin britanik për kontributin e paçmuar të Britanisë së Madhe për Kosovën.