​Kryeministri Rama merr sot dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë sot, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kreu i qeverisë, ishte një ndër personat e parë që mori vaksinën, me qëllim që të krijonte dhe besimin te qytetarët për t’u vaksinuar.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vendin tonë, janë aplikuar më shumë se 2 milionë doza vaksine, megjithatë niveli raportohet të jetë i ulët.