​Kroaci, 34 të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 34 viktima dhe 253 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 8.251. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 2.033 pacientë janë në spital, ndërsa 229 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 344.747 raste me COVID-19, nga të cilët 7.503 e kanë humbur jetën. Gjithsej 328.993 persona janë shëruar, nga të cilët 1.589 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vetizolim janë 24.039 persona. Deri më tani, 1.881.294 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 2.944 në 24 orët e fundit.