​KPM merr masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka marrë masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës, ndërsa vendimet pritet të bëhen publike ditëve në vazhdim.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019” nga KPM.

Me këtë rast, kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi tha se gjetjet që flasin për shkelje të televizioneve gjatë fushatës zgjedhore kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur, përmbajtjen programore, përdorimin e fëmijëve në spote politike e të tjera. Ndërsa sa i përket rezultateve tha se do të publikohen ditëve në vijim.

Latifi dha edhe detaje për procesin e monitorimit, teksa bëri të ditur edhe emrat e televizioneve ndaj të cilave do të merren masa. Ai bëri të ditur se monitorimi është bërë prej orës 16 deri në ora 24, me theks të veçantë në lajme, intervista dhe debate.

loading…