​Kosova shfaq lojë të bukur ndaj Spanjës por pëson disfatë

Kosova ka pësuar disfatë minimale me rezultat 2-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e cila u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vetëm dy gola u shënuan në të gjithë ndeshjen dhe ato ishin për Spanjën derisa u realizuan nga Fornals në minutën e 32-të dhe Torres 90-tën.

“Dardanët” kishin një paraqitje shumë të mirë ndaj ish-kampionëve të botës duke krijuar raste shumë të mira për gol por që nuk ia doli që t’i konkretizojë me gol.

Spanja e kryeson grupin B me 13 pikë, kurse Kosova mbetet me katër sosh.