​Kosova – San Marino, zbulohet agjenda e dy kombëtareve para ballafaqimit në “Fadil Vokrri”

Miqësorja e parë për muajin qershor për Kosovën do të jetë ajo kundër San Marinos.

Ndeshja do të zhvillohet të martën më 1 qershor duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjellë KosovaPress.

Para se të zhvillohet ndeshja, nesër të dy kombëtaret do të zhvillojnë stërvitje si dhe trajnerët e të dy skuadrave do të paraqiten para mediave.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes do të flas në një konferencë për shtyp nga ora 15:30 kurse nga ora 16:00 skuadra e tij do të zhvillojë stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje.

Nga ana tjetër, trajneri i San Marinos do të flas para mediave nga ora 17:00 kurse stërvitja e tyre mbahet nga ora 17:30.