​Kosova drejt zgjedhjeve të reja apo qeverisë së përkohshme ?

Në kohën kur shteti ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e shëndetësisë për shkak përhapjes së koronavirusit, koalicioni qeverisës po shkon drejt ndarjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur të iniciojë mocion mosbesimi për të rrëzuar qeverinë Kurti, me arsyen se kryeministri rrezikon të prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mosheqjës së tarifës 100%.

Njohës të kushtetues,, tregojnë se çka mund të ndodh nëse votohet mocioni në Kuvend, ndërkohë theksojnë se dy partitë në pushtet kanë marrë vendime të ngutshme në kohën e krizës për vendin.

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu shpjegon hapat e mëtejmë nëse mocioni i LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti kalon në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht duhet të mblidhen të paktën 40 nënshkrime për t’u jetësuar ai, pastaj seanca për votim duhet të thirret jo më vonë se pesë ditë pasi janë dorëzuar nënshkrimet.

Por Baraliu thotë se Kuvendi aktualisht nuk i posedon as kushtet elementare për të zhvilluar punime, marrë parasysh gjendjes e krijuar me koronavirus.

“Nëse mocioni votohet, qeveria bie, atëherë presidenti i vendit detyrohet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, nëse nuk gjen ndonjë solucion tjetër, ai mundet solucion tjetër të provojë të kërkojë nga ndonjë formacion politik ose koalicion politik qeverisës potencial që të bëjë një qeveri teknike, ose t’i thërrasë partitë politike, varianti i tretë i mundshëm solutiv, zgjidhja e mundshme t’i thërras subjektet politike në bisedë dhe të merren vesh për të gjetur një zgjidhje konsensuale të përgjithshme në mënyrë që të kemi një periudhë kalimtare, një tranzicion, domosdoshëm në këtë gjendje për të tejkaluar gjendjen emergjente që e kemi të virusit dhe për të arritur një gjendje stabile ku mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të zhvillohen”, shpjegon Baraliu.