​Kontrollit të pasurisë do t’i nënshtrohen ministra, deputetë dhe Zonja e Parë e shtetit

Rreth një mijë e zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kontrollit të pasurisë do t’i nënshtrohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, nënkryetari i Kuvendit, kryetar komunash, gjyqtarë, prokuror, ambasadorë dhe zonja e parë e shtetit Lumnije Thaçi.

Rreth një mijë e zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kontrollit të pasurisë do t’i nënshtrohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, nënkryetari i Kuvendit, kryetar komunash, gjyqtarë, prokuror, ambasadorë dhe zonja e parë e shtetit Lumnije Thaçi.

Agjencia Kundër Korrupsionit, në prezencë të mediave dhe shoqërisë civile, ka tërhequr shortin për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Ndër ta janë: Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit, Dardan Gashi zëvëndëskryeministër dhe ministri i Diasporës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, deputeti i AAK-së Rasim Selmanj, deputeti i PSD-së Faton Topalli, deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ai i LDK-së Armend Zemaj, deputeti Ali Lajçi, deputeti Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi, minsitri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Shkumbin Demalijaj, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcliar, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, deputetët Sala Berisha Shala, Fidan Rekaliu, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuska, deputetët Nait Hasani dhe Blerta Deliu Kodra, drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, deputeti Korab Sejdiu, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha, deputetët Flora Brovina dhe Labinot Tahiri, prokurorja Laura Pula, deputetët e VV-së Xhelal Sveçla ,Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, ambasadori Beqë Cufaj, deputetja Donika Kadaj Bujupi dhe prodekanja e Universitetit të Mitrovicës Lumnije Thaçi(gruaja e presidentit Hashim Thaçi).

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, tha se 4 mijë e 819 zyrtarë kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, 4 mijë e 755 e kanë deklaruar pasurinë, 35 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë me arsyetim dhe 13 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë fare, ku ndaj tyre do të merren masa konform ligjit.