​Konjufca: LDK-ja nuk po dëshiron zgjedhje, por qeveri me PAN-in

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se prioriteti i LDK-së është vazhdimi i bashkëpunimit me ish partitë e pushtetit. Ai në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për rrëzimin e qeverisë Kurti, theksoi se partneri i tyre i koalicionin po frikësohet të shkojë në zgjedhje të reja dhe të vlerësohet nga populli. Por po kërkon qeveri tjetër me PDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Konjufca u shpreh se LDK po përdor standarde të dyfishta, pasi në kohën kur PDK ia kishte shkarkuar ish ministren e LDK-së, vazhduan qeverisjen.

“Ku ishte LDK kur u shkarkua e ndjera Nekibe Kelmende prej Hashim Thaçit. Hashim Thaçi ja ka shkarkuar ministren. Hashim Thaçi e ka shkarkuar Nekibe Kelmendin. LDK e ka ulur kokën e ka vazhduar koalicionin. Pse, përgjigja është e thjesht, sepse për këta shumë më e rëndësishme është partneriteti afatgjatë dhe vjegëzat tjera që i kanë mbet me partitë e ish pushtetit. Ne menduam që ky koalicion do t’i kontribuonte shkëputjeve të lidhjeve me PDK-në. Përkundrazi sa më thellë që ka shkua puna ku janë cenuar interesat me PDK kanë filluar të shfaqen problemet e koalicionit”, tha ai.

Krahas kësaj shefi i diplomacisë kosovare, tha shqetësuese për Kosovën është shpejtësia që po mundohen me rrëzuar shefit e tij në kabinetin qeveritar.

Konjufca: LDK nuk po dëshiron zgjedhje, por qeveri me PAN

“Unë nuk e kam asnjë problem nëse kërkesa e LDK-së do të ishte për zgjedhje të jashtëzakonshme. Asnjë problem, shumë kërkesë e ndershme. Pse zgjedhje se ke dal e ke rrejt popullin. Ke mbledhur vota me Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre ke mbledh vota. Tash nëse i përpin këto fjalë. Nëse e përpin reciprocitetin çdo qeveri demokratike thotë dua me u kthye te sovrani. Për këtë duhet me vlerësua sovrani se kam rrjet i kam hëngër fjalët. Duhet me u kthye te populli. Por kërkesa nuk është kështu. Kërkesa e LKD-së është me prapavijë të qartë. Nuk po duam me vlerësua populli, a kemi ndryshua na qëndrim a jo. A i kemi dhënë premtimet për koalicion me VV a jo. Ne po dojmë një qeveri tjetër me PAN-in. Kjo është qëndrimi tash i LDK-së”, tha ai.

Për këtë reagoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai i cilësoi si të paqëndrueshme këto pretendime të Konjufës