​Konfiskohen rreth 100 mijë euro fals në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të dy personave, si dhe gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth 100.000 euro dhe një veturë.

Të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta.

Të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale falsifikimi i parasë.