​Konfirmohet rasti i parë me përfundim fatal në Malishevë

Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka vdekur një paciente 66-vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19.