​Komuna e Vushtrrisë dhe Obiliqit dakordohen për rehabilitimin e kanalizimit në tri fshatra

Dy kryetarët e Komunave, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe ai i Obiliqit Xhafer Gashi, sot janë pajtuar që të bëjnë investime të përbashkëta në projektin ndërkomunal të rehabilitimit të kanalizimit në fshatrat Stanoc i Epërm-Brezhnicë- Kozaricë, fshatrave të afërta mes dy komunave.

“Me kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashi, nënshkruam memorandumin për financim të përbashkët të projektit ‘Rehabilitimi i kanalizimit në fshatrat Stanoc i Epërm-Brezhnicë- Kozaricë’. Dua të falënderojë kryetarin Gashi për bashkëpunimin e sinqertë dhe për përkrahjen e këtij projekti me rëndësi për banorët e këtyre fshatrave sidomos për Stanocin e Epërm dhe për një ambient më të pastër”, ka deklaruar Tahiri pas takimit që kishte me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi.

loading…