​Komuna e Prishtinës do të dezinfektojë të gjitha ndërtesat e reja

Komuna e Prishtinës, krahas masave parandaluese për koronavirusin ka njoftuar se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në FCB:

Ky është njoftimi i tij i plotë:

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPB-së, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.