​Komisioni Evropian: Qytetarët të kuptojnë rrezikun e valës së re të mundshme Covid-19

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson në raportin mbi Vlerësimin e Riskut që vendet anëtare të BE-së duhet të punojnë në përgatitjet për një valë të dytë të mundshme të pandemisë Covid-19.

Qendra kërkon një sistem të forcuar kontrolli, dhe Komisioni Evropian tregon rëndësinë e komunikimit me qytetarët për rreziqet e mundshme.