​Komandanti i KFOR-it fton Bahtirin dhe Rakiqin të bëhen bashkë kundër koronavirusit

Situata me koronavirusin është shumë e rëndë, është serioze këtu në Ballkan, Evropë dhe në të gjithë botën, andaj duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, sepse kjo e keqe nuk njeh nacionalitet.

Ky është mesazhi që kanë përçuar sonte komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi, Agim Bahtiri dhe Goran Rakic, të cilët mbajtën një konferencë të përbashkët mbi urën e Lumit Ibër.

Risi ka porositur qytetarët që t’i përmbahen urdhrave të Kosovës dhe të dy komunave të Mitrovicës.