​Klubi kosovar i futbollit bojkoton stërvitjet për shkak të krizës financiare

Klubi kosovar i futbollit FC Ferizaji i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës ka marr vendim që të bojkotojë stërvitjet për shkak të gjendjes së rëndë financiare në të cilën janë futur.

Këtë njoftim e ka lëshuar vet FC Ferizaji në faqen e tyre në “Facebook” ku thuhet se tashmë ka disa muaj që lojtarët e këtij klubi janë duke luajtur pa paga dhe janë të detyruar që t’i bojkotojnë stërvitjet si dhe ndeshjes e Ligës së Parë.

Më tutje, në shkrimin e tyre iu bëhet thirrje edhe tifogrupit “Ujqit” që nesër më fillim nga ora 14:00 t’iu bashkohen atyre në stadiumin e qytetit për t’u solidarizuar me ta.