​Kjo ndodh vetëm në Kinë: Shembet trotuari, çifti bie në gropë VIDEO

Një kamerë përgjimi në qytetin kinez të Chongqing kapi një moment të tmerrshëm kur trotuari u shemb dhe gëlltiti dy persona, por fatmirësisht ata mbijetuan.

Videoja është bërë disa ditë më parë dhe ka shokuar shumë në mediat sociale. Ajo tregon dy persona që ecin me qetësi përgjatë rrugës, derisa papritmas shembet trotuari.

Çifti u shpëtuan nga një ekip zjarrfikësve dhe u dërguan në spital. Gruaja shpëtoi me një dëmtim të këmbës, të shtypur nga një gur, ndërsa burri pësoi një dëmtim të vogël në kokë, raporton New York Post.

Shkaku i kolapsit është ende nën hetim, megjithëse besohet se rrëshqitja e dheut ishte gjithashtu për shkak të shirave të dendura në Kinë.