​Kina raporton infeksionin e parë të koronavirusit nga rasti i importuar

Pekini raportoi rastin e parë me koronavirus COVID-19 të importuar, thanë autoritetet shëndetësore në Kinë, duke shtuar se pacienti mund të ishte infektuar nga një shkallë që e kishte përdorur një person tjetër i prekur nga sëmundja.

Shtetasi kinez Li 42-vjeç në rrethin Haidian nuk kishte histori udhëtimi në Hubei ose në zona të tjera me rrezik të lartë dy javë para fillimit të sëmundjes.

Fqinji i tij në katin e poshtëm, u kthye nga Britania më 5 mars dhe u konfirmua si një pacient me COVID-19 më 12 mars.

Ai kishte përdorur shkallët e ndërtesave të përbashkëta ndërsa ishte në karantinë.

Li zhvilloi ethe dhe lodhje më 10 mars dhe u konfirmua se ishte i infektuar me COVID-19 më 23 mars, transmeton KosovaPress.

“Ai është rasti i parë i importuar me COVID-19 dhe simptomat e tij ishin të buta”, tha Pang Xinghuo nga Qendra e Pekinit për Parandalimin dhe Kontro llin e Sëmundjeve.

“Li kishte përdorur të njëjtat shkallë dhe mund të infektohej atje”, tha Pang, i cili shtoi se dezinfektimi i plotë ishte kryer në zonat ku ata vizituan ose jetonin.

Gruaja e Li nuk ka simptoma përkatëse dhe është testuar negativ për koronavirusin.

Pekini raportoi gjithsej 142 raste të konfirmuara të COVID-19 të importuara që nga e marta, dhe numri tyre vazhdon të rritet.