​Këto janë masat e reja anti-COVID në Kosovë (Dokument)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që nga nesër të ketë masa të reja, ku është përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përjashtim bëjnë rastet emergjente.

Masat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke vazhduar.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri më 18 prill. Tashmë këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Me masat e reja është ndaluar edhe mbajtja e pamjes. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrjen e familjareve të ngushtë.

Ja detaje lidhur me masat e reja: