​Këto janë gjobat për shkeljen e masave të reja kundër koronavirusit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur shumën e gjobave me të cilat do të ndëshkohen të gjithë shkelësit e masave e të reja që do të hyjnë në fuqi më 15 prill.

Ai ka bërë të ditur se këto masa do të jenë në fuqi më së paku deri më 4 maj, ndërkohë që këto masa do të rishikohen për heqjen e tyre graduale.

“Mos respektimi i vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do të gjobiten me para nga 1000 deri 2000 euro për persona fizikë dhe 3000 deri 8000 euro për persona juridikë, ndërsa personi përgjegjës juridik i personit juridik dënohet prej 500 deri në 1500 euro. I njëjti vendim vlen prej ditës së nënshkrimit dhe vlen deri më 4 maj 2020, dhe me hyrje në fuqi të këtij vendimi shfuqizohet çdo dispozit ë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi. Ky vendim do të rishqyrtohet nga MSH-ja në koordinim me IKSPH, ministrat respektivë dhe ekspertë për të vendosur për vazhdimin ose jo të këtyre masave që u përmendën”, tha ministri Vitia.

Lëvizja e qytetarëve në Kosovë nga data 15 prill lejohet vetëm për një orë e gjysmë në ditë.