​Kështu i realizoi tre gola brenda tre minutave Kosovare Asllani VIDEO

Futbollistja kosovare nga ekipi i femrave të Real Madridit Kosovare Asllani sot ka thyer një rekord historik duke realizuar tre gola brenda tre minutave për Real Madridin.

Këta tre gola të shpejtë të Asllanit ia siguruan Real Madridit fitoren ndaj Valencias me rezultat 3-1.

Asllani arriti të thyej rekord dhe të hyjë në histori si femra e parë që shënon het-trik për fanellën e ekipit të femrave të Realit. Ajo realizoi në minutat 67’,68 dhe 70’.

Ndryshe Kosovare Asllani luan për Kombëtaren e Suedisë.