​Kërkohet paraburgim për djalin që rrahu nënën e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur më 20 mars në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur.Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “ Sulm”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.