​Katër pacientë që u lënduan në Ferizaj do të dërgohen në Turqi për shërim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpjegon se bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt do të dërgohen për trajtim të mëtejmë në Turqi.

ShSKUK, njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që ka pasur gjatë ditës me Ambasadorin turk, Sakar dhe me homologun nga Turqia.

Ai është njoftuar se, tash për tash Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër personave.

ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet turpit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin.

ShSKUK zotohet se pacientët të cilët do të mbeten për trajtim pnë QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, do të vazhdojnë edhe mëtutje të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësor