​Kanye West takohet fshehurazi me Irina Shayk?

Këngëtari Kanye West raportohet se është duke u takuar me modelen Irina Shayk pas divorcit me Kim Kardashian.

“West është duke u takuar fshehurazi me Shayk,” tha një burim për “Deux Moi”.

“Kur unë futem pak më thellë në të, nuk e di nëse marrëdhënia është emri i duhur për të, por ka ndoshta një interes”, shtoi burimi.

Irina dhe Kanye njihen prej vitesh. Ata u takuan kur ajo u shfaq në videon e tij për këngën “Power”, në vitin 2010. Disa javë më parë, paparacët e kapën të veshur me një bluzë të dizajnuar nga Kanye.

Kanye dhe Irina nuk i kanë komentuar ende këto pohime.

Martesa gati shtatë vjeçare e Kanye me Kim Kardashian mori fund në shkurt, me sensacionin e TV realitetit që bëri kërkesë për divorc.

Sipas revistës “People”, autori i Stronger paraqiti përgjigjen e tij për divorc në fillim të prillit, ku ai kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre.

Çifti i ndarë ka vajzat North (7), Chicagos (3) dhe djemtë Saint (5) dhe Psalm (2).

Pavarësisht nga çdo tension i përfolur midis Kim dhe Kanye, procedurat e tyre të divorcit po shkojnë “normalisht”, transmeton Daily Mail.