​Juventusit i merren tre pikë, ndryshon renditja në Serie-A

Një ndryshim i ri ka ndodhur në renditjen tabelare të Kampionatit të Italisë në futboll edhe pse jo për shkak se është zhvilluar ndonjë ndeshje.

Krejt kjo në fakt ka ndodhur për shkak se Serie-A ka vendosur që ndeshja e pezulluar ndërmjet Juventusit dhe Napolit për shkak të Covid -19 të zhvillohet dhe si rezultat, “Zonjës së Vjetër” i janë hequr tre pikë, kurse Napolit i është kthyer një pikë e cila iu kishte marrë me pretendimin se nuk ishin paraqitur për ta zhvilluar lojën.

Tani, pas këtij zhvillimi, ndryshon edhe renditja në Serie -A, ku Napoli ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa ka edhe Juventusi pas tre pikëve të hequra.

Kjo është tani top-5 në tabelën e Serie-A:

Milan 31

Inter 30

Napoli 24

Juventus 24

Roma 24.