​Juventusi kalon tutje në Kupën e Italisë pas vazhdimeve me Genoan

Pas Milanit dhe Interit, edhe Juventusi ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë duke e mposhtur Genoan me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.

Kulusevski dhe Alvaro Morata krijuan epërsi të hershme për Juventusin, brenda 23 minutave lojë, por skuadra e Genoas u rikthye fuqishëm në lojë dhe ia doli ta barazonte rezultatin në 2-2 me golat e Ozyborra në minutën e 28’ dhe Molegonit në minutën e 74’.

Në vazhdime, Juventusi u tregua skuadër më konkrete dhe golin e fitores e realizoi Rafia në minutën e 104.

Kështu edhe pse me mjaftë vështirësi, “Zonja e Vjetër” kaloi tutje në këtë kompeticion.