​Juventus me dhuratë të madhe për Sarrin

Theo Hernandez, mbrojtësi i majtë i nxjerrë në merkato nga Real Madrid, sipas “AS”, ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, që kërkon përforcime në rast të një largimi të Alex Sandro.

Sipas gazetarit të “AS”, Tomas Roncero, bardhezinjtë kanë hequr dorë nga Macelo dhe kanë vendosur të vihen në lëvizje për 21-vjeçarin francez. “Los Blancos” do të ishin të gatshëm ta shisnin mbrojtësin, por jo për një ofertë më të ulët se 30 milionë euro.