​Ja sa kushton një biletë për të parë derbin Gjilani-Drita

Xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës do të kalojë nën hijen e derbi më të madh lokal në vend, Gjilanit dhe Dritës.

Të dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit vijnë në këtë ballafaqim në një formë të jashtëzakonshme derisa momentalisht e ndajnë kreun e tabelës së Superligës së Kosovës me nga 25 pikë.

Fituesi i këtij ballafaqimit do të çonte një mesazh të fuqishëm tek rivalët sa i përket luftës për titullin kampion të edicionit 2021/22.

Interesimit për të parë këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit është i madh, por për shkak të masave anti-Covid, numri i tifozëve edhe kësaj radhe do të jetë i limituar dhe kapaciteti i stadiumit mund të shfrytëzohet vetëm deri në 30% të tij.

Një biletë për ta parë këtë ndeshje kushton tri euro, ka njoftuar skuadra Gjilanit që në këtë ndeshje luan në rolin e vendasit.