​Ismaili flet për mocionin e VV-së për shkarkimin e Hotit

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur rreth mocionit të mos besimit të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 31 vota për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nuk ka gjetur mbështetjen e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e 40 votave të nevojshme për dërgimin e kësaj nisme në Kuvend.

Njëra nga partitë në pozitë duhet t’i bashkëngjitet mocionit të Lëvizjes Vetëvendosjes, pasi kjo e fundit dhe PDK-ja nuk i kanë 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, është shprehur Ismaili në Prime Time në Kanal 10.