​Ish-futbollisti i njohur kroat i jep fund martesës së tij

Një nga çiftet më të famshëm në skenën publike kroate, futbollisti i njohur Zvonimir Boban dhe gruaja e tij Leonarda, u ndanë miqësisht pas gati tri dekadash martesë, shkruan Vecernji list. Vite më parë, ata njiheshin si një nga çiftet që fshehën me shkathtësi detajet nga jeta e tyre private.

“Unë dhe Lea jemi ndarë dhe jetojmë veç e veç. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi bashkërisht për fëmijët tanë në harmoni dhe në respektin e madh që kemi për njëri-tjetrin. Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë delikatesën e këtij vendimi dhe do të lejojnë që edhe fëmijët edhe ne të kalojnë këto momente të vështira në mënyrën më pak të dhimbshme. Ne nuk do të komentojmë më për këtë temë, e cila menduam se nuk do të vinte kurrë në jetën tonë”, tha Zvonimir Boban për Vecernji list.

Zvonimir dhe Leonarda u takuan në 1989 dhe katër vjet më vonë ata thanë një ‘po’ fatale në Milano. Ish-bashkëshortët adoptuan katër fëmijë, vajzën Marija, djalin Gabriel dhe binjakët Marta dhe Rafael, dhe në vitin 2009 ata u bënë prindër biologjikë të vajzës Ruzha.