​Interi fiton dhe pret që nesër të shpallet kampion

Interi e ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin italian, Serie-A duke e mposhtur Crotonen me rezultat 2-0.

Skuadra e Antonio Contes hasi në një kundërshtar aspak të lehtë të shtunën dhe goli i epërsisë erdhi vetëm pas 69’ minutave lojë kur realizoi Christian Eriksen i cili sapo ishte inkuadruar në lojë.

Golin e dytë për “Neroazzurrët” e realizoi Achraf Hakimi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Interi është ngjitur në kuotën e 82 pikëve, 14 pikë më shumë se Atalanta në vendin e dytë dhe nëse kjo e fundit nuk fiton nesër ndaj Sassuolos, Interi shpallet edhe zyrtarisht nesër si kampion i Serie-A për edicionin garues 2020/21.